I gjithë qyteti i Vlorës dhe zonat rreth tij do të jenë përgjatë gjithë ditës së martë deri të mërkurën në orën 09:00 të mëngjesit pa ujë.
Njoftimi për këtë vendimmarrje të kushtëzuar nga punimet për ujësjellësin e ri, vjen 24 orë para nisjes së punimeve, ku masat që mund të merren nga banorët janë të pakta.
Punimet në ujësjellësin e Vlorës kanë muaj që po vijojnë ku synimi është që projekti të jetë i përfunduar para nisjes së sezonit.
Njoftimi i Ujësjellësit të Vlorës:
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton për kufizime të furnizimit me ujë. Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës.
Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.