VIDEO – Zbulohet arsyeja pse nuk vjen treni në Vlorë

VIDEO – Zbulohet arsyeja pse nuk vjen treni në Vlorë

Në Vlorë prej vitesh nuk ka më tren. Stacioni është braktisur dhe hekurudha po ashtu. Nuk ka më investime për këtë sektor, duke u shkatërruar një trashëgimi e ndërtuar për vite të tëra gjatë komunizmit.

Herë pas here në hekurudhën e ndryshkur që arin deri në qytet, duket ndonjë tren që tërheq ngarkesa me naftë, ndërsa për pasagjerë nuk mund të flasim, pasi bileta e fundit ka vite që është prerë.

Por edhe nëse do të kishte tren pasagjerësh do të ishte shumë vështirë që treni të mbërrinte në qytet.

Gjurmon.al gjatë vëzhgimi në fushën e mbetjeve në Vlorë, zbuloi se hekurudha ishte e bllokuar. Plehrat kishin mbuluar një pjesë të saj dhe treni vështirë se mund të kalonte mes tyre.

Pamjet flasin qartë për një situatë alarmante, ku çdo gjë po shkatërrohet e askush nuk kujtohet për të ndryshuar gjendjen ku ndodhen hekurudhat sot.