VIDEO – Xhamia e Plumbit në Vlorë vijon të jetë e mbyllur, përmbytjet shkatërrojnë objektin 500-vjeçar

VIDEO – Xhamia e Plumbit në Vlorë vijon të jetë e mbyllur, përmbytjet shkatërrojnë objektin 500-vjeçar
Njoftimi për mbylljen e xhamisë së Vlorës

Prej datës 4 tetor Xhamia e Plumbit ose e njohur edhe si Xhamia e Muradies në Vlorë, vijon të jetë e mbyllur për besimtarët dhe për syrin kurioz të turistëve.

Përmbytjet në qytet nuk kursyen as objektet e kultit, ku dëmi më i madh u shkaktua në Xhaminë e Plumbit, ku uji vërshoi në gjithë sipërfaqen e saj.

Vetë mirëmbajtësi i kësaj xhamie që ishte brenda në godinë në momentin e përmbytjeve, tregoi për Gjurmon.al se “gjithçka ndodhi në pak minuta”. Sipas tij situata brenda në xhami pas reshjeve të dendura të shiut ishte e pazakontë, ku uji arriti gati 20 centimetra në mure.

Dëmet në këtë godinë historike, e ndërtuar në shekullin e 16-të (viti 1542) janë të freskëta edhe sot. Pasojat e përmbytjeve duken kudo, në dysheme, mure dhe në kupolën e saj.

Siç shihet nga pamjet e sjella nga Gjurmon.al, xhamia është jashtë funksionit ku disa-ditës po bie suvaja pasi uji ka depërtuar thellë në muret e saj.

Xhamia e Plumbit në Vlorë kërkon një restaurim total të saj, ndaj prej një kohe të gjatë ky objekt kulti do të qëndrojë i mbyllur.