Jo vetëm në fundjavë, trafiku në Vlorë vijon të jetë i rënduar pavarësisht se turistët pothuajse janë larguar të gjithë. Situata më problematike është në orët e para të mëngjesit, ku shumë qytetarë shkojnë në punë apo shkollë.
Segmenti më problematikë është rruga e njohur si “Transballkanikja”, ku sipas qytetarëve duhen më shumë se 30 minuta për ta përshkuar gjithë këtë aks.
Situatë e njëjtë është edhe në segmente të tjera rrugore, ku kryesisht ato që lidhin të cilat lidhin këtë aks nacional me bulevardin kryesor të Vlorës.
Por përveç fluksit të lartë të mjeteve, problem mbeten parkimet ku shumë qytetarë zgjedhin që të mos respektojnë rregullat duke parkuar mjetet e tyre në vende që nuk lejohet.