VIDEO – “Të mbytur nga pluhuri”, banorët e Vlorës jetojnë ende mes baltës pas përmbytjeve

VIDEO – “Të mbytur nga pluhuri”, banorët e Vlorës jetojnë ende mes baltës pas përmbytjeve

Nuk kanë pastruar asgjë, janë tallur me ne pas përmbytjeve”, kështu e shpreh revoltën e tij një pensionist në Vlorë teksa pyetet nga Gjurmon.al nëse është i kënaqur me autoritetet pas situatës së rënduar me reshjet e shiut të datës 4 Tetor.

Shikojeni vetë situata është katastrofë, jemi të mbytur nga pluhuri dhe balta. Rrugët janë plot me baltë, bashkia erdhi ditët e para bëri sikur pastroi dhe iku”, vijon rrëfimin e tij i moshuari.

Njësoj siç e përshkruan ky i moshuar, situata në Vlorë duket vërtetë alarmante. Gjurmon.al vëzhgoi disa nga rrugët kryesore në Vlorë dhe kudo ishte njësoj. Baltë, pluhur, qese dhe mbetje të tjera të cilat nëse edhe një puhizë e lehtë kalonte në qytet nuk mund të rrije dot.

Si në akset kryesore, por edhe në rrugicat e lagjeve, duket se askush nuk ka vënë dorë pas përmbytjeve.

Asgjë nuk kanë pastruar”, shprehet Altini banor pranë rrugës “Albano dhe Romina”, një nga akset që u përmbyt më shumë në 4 tetor. “Situata flet vetë, këtu pluhuri vetëm shtohet. Nëse bie sërish shi, do jemi të mbytur në baltë”, shton banori.

Por pavarësisht situatës, Bashkia Vlorë në mediat sociale reklamon një tjetër realitet. Në ditët pas përmbytjeve, në mediat sociale të bashkisë janë servirur pamje të pastrimit të rrugëve.

Jemi të fokusuar që çdo hapësirë e qytetit tonë të jetë funksionale dhe e përgatitur për të gjithë qytetarët. Aktualisht, po rikthejmë në gjendje normale fushat e sportit, pas dëmtimeve të konsiderueshme që pësuan, në mënyrë që të jemi gati për çdo sfidë të re!”, shkruante në datën 9 Tetor kreu i Bashkisë Ermal Dredha.

Akuza edhe nga opozita

Kërkesën e llogarisë për këtë situatë e kërkoi edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Gëzim Ademaj, por autoritetet duket se nuk kanë vepruar. Gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare te Mjedisit, kërkoi shpjegime nëse pas përmbytjeve ka pasur inspektime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Dredha (@ermaldredha)

Sa nga inspektorët e mjedisit e ka inspektuar Vlorën që e mbyti tymi dhe llumi dhe nuk ecën dot në rrugë? Apo pritet ndonjë shi të lahet, dhe mjedisi e ka bërë punën e tij, për të mos folur për ujërat e zeza e kanalet”, u shpreh deputeti i qarkut të Vlorës.

Ademi vijoi më tej me akuza, duke thënë se është turp që askush nuk po vë dorë në Vlorë, por presin shiun për të larë llumin.

Edhe anëtarët e opozitës kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak për të diskutuar për situatën pas përmbytjeve, por nuk u pranua nga mazhoranca.