Fusha e mbetjeve në Bashkinë Vlorë nuk po gjen qetësi. Edhe këtë të enjte, fusha e mbetjeve në periferi të qytetit është përfshirë nga flakët.
Siç shihet dhe nga pamjet, zjarri është përhapur mes plehrave duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë menjëherë në lëvizje për shuarjen e flakëve, por sërish Bashkia Vlorë nuk po gjen zgjidhje për këtë problem.
Gjurmon.al ka raportuar edhe herë të tjera për këtë problem, por reagimi institucional ka munguar. Edhe banorët e zonës e kanë ngritur disa herë këtë shqetësim, por zëri i tyre nuk është dëgjuar.