VIDEO | Rrugët e lagjeve në fshatin Kotë në gjendje të mjerueshme

VIDEO | Rrugët e lagjeve në fshatin Kotë në gjendje të mjerueshme

Kjo është një ndër rrugët e lagjeve në fshatin Kotë në Bashkinë Selenicë. Prej vitesh kjo rrugë e cila nuk u shërben vetëm banorëve të Kotë por edhe të disa fshatrave të tjerë është në gjendje të mjerueshme.

Çdo herë që ka zgjedhje premtohet se kjo rrugë, por edhe të ngjashme të saj do të rehabilitohen, por vitet konfirmojnë të kundërtën ku gropat vetëm e thellohen.


Shirat e vjeshtës, dimrit dhe pranverës, tregojnë edhe më shumë problematikën e kësaj rruge, ku kalimi në këmbë vështirësohet në ditë me reshje.

Siç shihet nga pamjet balta është prezente kudo dhe kalimi i mjeteve është i mundimshëm. Kjo rrugë u shërben qindra banorëve që kanë tokat e tyre në kodrat rreth fshatit, por është e vetmja mundësi kalimi për banorët e fshatrave Hysoverdhë, Petë, Amonicë etj..

Nga bashkia është premtuar se kjo rrugë nuk do jetë më kështu, por investimi do të jetë i shpejtë, por siç duket edhe ky dimër do të jetë i mundimshëm mes baltës për qindra banorë.