VIDEO – Përmbytjet në Xhaminë e Plumbit në Vlorë, intervistë me myftiun Ardit Hoxhllaku

VIDEO – Përmbytjet në Xhaminë e Plumbit në Vlorë, intervistë me myftiun Ardit Hoxhllaku

Përmbytjet që përfshinë qytetin e Vlorës nuk kursyen as objektet e kultit, ku Xhamia e Plumbit ose e njohur edhe si Xhamia e Muradies.

Dëmet në xhami janë të shumta, duke e nxjerr atë jashtë funksionit dhe besimtarët prej datës 4 tetor falen në një tjetër objekt kulti që ndodhet aty pranë ose në xhaminë e Kaninës.

Myftiu i Xhamisë së Plumbit, Ardit Hoxhllaku, në një intervistë për Gjurmon.al tregon dëmet që ka pësuar xhamia.

Hoxhllaku pohon se ndërhyrjet në këtë objekt kulti janë urgjente dhe bën thirrje për veprime të menjëhershme të autoriteteve shtetërore.