Rruga Transballkanike në Vlorë është një nga akset më të rëndësishme në qytet. Ky segment rrugor lidh disa lagje të qytetit, por edhe me autostradën që të dërgon në Fier apo zona të tjera.
Pavarësisht se në këtë segment kalojnë më mijëra makina çdo ditë dhe kalimtarë të shumtë po ashtu, një problem shqetësues për banorët vijon prej ditësh.
Pothuajse përgjatë gjithë segmentit mungojnë kapakët e pusetave, duke rrezikuar jetën e banorëve të cilët e frekuentojnë edhe gjatë natës.
Gjurmon.al pas shqetësimit të shprehur nga banorët, udhëtoi drejt Vlorës ku pa nga afër këtë problematikë.
Siç shihet edhe nga pamjet, situata është shqetësuese, pasi kapaët e pusetave mungojnë në seri.