VIDEO – Jo vetëm erozion, lumi Vjosë po përballet edhe me ndotjen

VIDEO – Jo vetëm erozion, lumi Vjosë po përballet edhe me ndotjen

Gjurmon.al pak ditë më parë raportoi për problemin e erozionit në lumin Vjosa, ku në të dy anët e tij çdo vit po humbet disa metra tokë.

Por ky problem nuk është i vetmi, pasi buzë lumit gjen plehra të hedhura kudo, që tashmë i ngjajnë një fushe me mbetje.

Siç shihet edhe nga pamjet e xhiruara pak ditë më parë nga ekipi Gjurmon.al, anës lumit banorët e fshatrave përreth kanë krijuar një fushë ilegale me mbetje.

Banorët që takuam u ankuan për këtë problem, ku sipas tyre është mosreagimi institucional që e ka sjell këtë situatë. Ata shtuan se në ditët me reshje shiu lumi del nga shtrati dhe të gjitha mbetjet përfundojnë në det.

Qytetarët pohuan për Gjurmon.al se e kanë ngritur zërin si për problemin e mbetjeve, por edhe për erozionin por situata nuk ka ndryshuar.