VIDEO – Gjurmon.al dëshmitar i krimit mjedisor në Vlorë

VIDEO – Gjurmon.al dëshmitar i krimit mjedisor në Vlorë

Menaxhimi i mbetjeve në Vlorë prej kohësh duket se është një problem, ku kazanët e plehrave vijojnë të jenë të tej mbushur. Në shumë zona, trotuaret rreth kazanëve janë kthyer në fusha ku mblidhen mbetjeve, siç është edhe rasti i filmuar nga Gjurmon.al.

Në Unazën e Vlorës, në afërsi të Spitalit Psikiatrik, një fushë e vogël është kthyer në landfill, ku hidhen dhe orenditë shtëpiake. Këtë problem Gjurmon.al e ka raportuar edhe disa herë, por duket se asgjë nuk është zgjidhur.

Reporterët e Gjurmon.al ishin sërish në këtë javë në këtë vend, kur përveç mbetjeve të hedhura pa kriter, u bënë dëshmitarë edhe të një krimi mjedisor.

Teksa ishin duke xhiruar për të dokumentuar ndotjen, aty u afrua një burrë i moshuar, i cili qetësisht shkarkoi disa thasë me rroba dhe i dogji. Pa u shqetësuar nga askush, ndihmoi dhe zjarrin që rrobat të digjeshin dhe më pas u largua me makinën e tij.