VIDEO – Gjendja e mjerueshme e rrugës “Asdreni” në Vlorë

VIDEO – Gjendja e mjerueshme e rrugës “Asdreni” në Vlorë

Pamja e rrugës Asdreni, e cila dredhon mes pallateve në Vlorë, nuk është më e mira e mundshme. Shumë pranë qendrës dhe bulevardit kryesor, por kjo rrugë të dërgon pas në kujtime, ku duket sikur koha ka mbetur.

Asfalti i hedhur së fundmi është çarë në mes, pasi ujësjellësi Vlorë ka kryer punime dhe tashmë rruga ka dhe një kanal në gjithë gjatësinë e saj.

Kazanët e plehrave janë në gjendje të mjerueshme gjithashtu. Të vjetër, të pa pastruar, gjithçka rrëmujë.

Pallatet janë vjetruar gjithashtu, ku tashmë lagështira ka bërë punën e saj dhe bimësia kacavirret nëpër muret e godinave.

Pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit, por edhe të muajit tetor kanë ende gjurmë. Balta ka mbuluar një pjesë të asfaltit.

Rrëmuja mbizotëron mbi gjithçka në këtë rrugë, ku çdo gjë nuk është ashtu siç duhet të jetë.