VIDEO – Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet sërish nga zjarri

VIDEO – Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet sërish nga zjarri

Fusha e mbetjeve në Vlorë nuk gjen qetësi. Pavarësisht se jemi në muajin nëntor dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm, sërish fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Në muajin gusht kur edhe u dogjën mbetjet në Vlorë dhe zjarri vijoi për ditë me radhë, një prej justifikimeve ishte se flakët mund të ishin shkaktuar nga temperaturat e larta, por siç duket zjarri bie edhe në mot të ftohtë.

Sipas informacioneve, flakët janë konstatuar në orët e mbrëmjes së të enjtes dhe dyshohet se këtë herë zjarri është ndezur qëllimisht.

Pas disa orësh, flakët janë shuar por kjo nuk ishte hera e parë që fusha e mbejteve digjej në Vlorë brenda kësaj jave. Edhe dy ditë më parë u konstatua një vatër tjetër zjarri, por që sërish flakët u vendosën nën kontroll.