Vëzhgim në “Plazhin e vjetër” në Vlorë, mbetjet një nga problemet kryesore

Vëzhgim në “Plazhin e vjetër” në Vlorë, mbetjet një nga problemet kryesore

Zona e Plazhit të vjetër dhe Zvërnecit në Vlorë vitet e fundit po merr shumë zhvillim ku çmimet ende të lira e bëjnë këtë zonë shumë të frekuentuar. Por duket se qytetarët në këtë zonë janë një hap më para autoreitetëve, të cilat nuk janë kujdesur shumë për infrastrukturën.

Një ditë më parë Gjurmon.al raportoi për problematikat e plazhit në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku plehrat, mungesa e hapësirave publike dhe ndotja e ujit ishin disa nga shqetësimet e pushuesve.

Ngjashëm është situata edhe në Plazhin e vjetër dhe në zonën e Zvërnecit, pasi edhe këto plehrat janë kudo. Shezlonët dhe çadrat private kanë pushtuar thuajse gjithë plazhin dhe ato zona që janë të lira nuk është kujdesur askush për t’i pastuar dhe sistemuar.

Kullat e vrojtimit edhe në këtë zonë nuk kishin roje për të vëzhguar, ndërkohë dhe kazanët e mbetjeve nuk gjendeshin me lehtësi dhe mbetje mund të gjeje kudo.