Censusi i vitit 2023 ka nxjerrë në pah një situatë shqetësuese për qarkun e Vlorës, duke e renditur atë si qarkun e dytë në vend me një nivel të lartë varësie nga të moshuarit. Kjo statistikë sjell një pasqyrë të qartë mbi sfidat që has ky rajon, si dhe rëndësinë e kujdesit për një popullatë në rritje të të moshuarve.
Sipas të dhënave të CENSIT, raporti i varësisë nga të moshuarit në Qarkun e Vlorës është mbi 42 për qind. Po sipas të dhënave, qarku ka 146 681 banorë. Vetëm Bashkia e Vlorës ka mbi 20 mijë banorë mbi 65 vjec ndonëse e gjithë bashkia ka një popullsi prej 83 mijë banorësh.
Bashkitë Finiq dhe Konispol po ashtu kanë probleme të mëdha me raportin e popullsisë ku secila po i afrohen shifrave ku gjysma e popullsisë të jetë pensionistë.
Me një strukturë demografike që po plaket, Vlorë si qark me 7 bashkitë e saj përballet me një rritje të numrit të të moshuarve, e cila ka pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë lokale. Të dhënat tregojnë se një përqindje e konsiderueshme e banorëve janë në moshë të avancuar, duke nënkuptuar se nevojat për shërbime dhe mbështetje janë në rritje. Kjo situatë krijon një varësi të madhe nga të rinjtë dhe strukturat shoqërore për të ofruar kujdes dhe mbështetje për ata që kanë nevojë. Kujtojmë se sektori I shërbimit në këtë qark mbahet nga të rinjtë.
Kjo varësi e rritur sjell me vete një mori sfidash ekonomike. Një popullatë në rritje e të moshuarve kërkon më shumë burime për shëndetin, mirëqenien dhe aktivitete sociale. Në një kontekst ku ekonomia lokale është e varur kryesisht nga turizmi dhe bujqësia, është e domosdoshme që autoritetet lokale të zhvillojnë strategji për të përmirësuar kushte dhe shërbime për këtë grup të rëndësishëm të popullsisë. Kjo kërkon jo vetëm investime financiare, por gjithashtu një qasje të koordinuar për të adresuar nevojat e të moshuarve.
Me rritjen e numrit të të moshuarve, shërbimet shtetëore duhet të përqendrohen në krijimin e një sistemi të fortë të kujdesit social.