U aksidentua teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Vlorë, ndërron jetë në spital 30-vjeçari

U aksidentua teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Vlorë, ndërron jetë në spital 30-vjeçari
Foto ilustruese

Pas nëntë ditësh në spital, 30-vjeçari Arbër Shakaj që u aksidentua teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim në Vlorë, ka ndërruar jetë në spital.

Mësohet se Shakaj, nuk ka mundur të fitojë në luftën me vdekjen për shkak se kishte marrë plage të rënda në trup.

I riu në fillim morën ndihmën mjekësore në Spitalin e Vlorë, e më pas u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur që të mbijetojë.

Pas ngjarjes Policia e Vlorës arrestoi një person dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja 30- vjeçari ka qenë duke hedhur suvatimet në pjesën e pasme kur pompa e suvatimit e ka trondit dhe ka rënë prej andej.

Ishte duke punuar, bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim 30-vjeçari në Vlorë

“Përdorte makineri pa u trajnuar”, policia gjen përgjegjës administratorin e firmës për plagosjen e të riut në punë