Tre vite vonesë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” ndezin motorët për të prodhuar energji

Tre vite vonesë, “Tigri 1” dhe “Tigri 3” ndezin motorët për të prodhuar energji

Gati tre vite nga mbërritja e tyre në Vlorë, dy TEC-et lundruese “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, më në fund do të nxjerrin tym.

TEC-et lundruese, që shkaktuan shumë debate, duket se kanë nisur të prodhojnë energji, duke përmbushur kështu misionin për të cilin janë sjell në Vlorë.

Pavarësisht nisjes së prodhimit të energjisë, kontrata e nënshkruar nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë, duket se është shkelur, pasi duhet të ishin në punë prej kohësh.

Vendosja e tyre në punë vjen në një kohë kur vendi nuk është në krizë energjetike, pasi marrja me qira e dy TEC-eve ishte pikërisht për të mbuluar nevojat në momentet kur ka krizë.

Mësohet se pavarësisht nisjes së prodhimit të energjisë, sërish dy TEC-et nuk janë në kapacitetin e tyre maksimal, madje nuk arrijnë as në gjysmën e prodhimit të kapacitetit të përcaktuar në projektin fillestar.