Trafik në fundjavat e pranverës, por në muajt e verës çfarë duhet të presim?

Trafik në fundjavat e pranverës, por në muajt e verës çfarë duhet të presim?

Rritja e temperaturave ka shtuar dhe trafikun në Vlorë. Moti i ngrohtë dhe me diell në fundjavën që lamë pas shtoi fluksin e automjeteve në rrugët e qytetit, ku një pjesë e tyre bllokoheshin tërësisht herë pas here.

Problemi më i madh është në rrugën Transballkanike, aty ku fluksi i mjeteve është më i lartë, dhe rrjedhimisht trafiku rëndohet më shumë.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e Gjurmon.al, rruga Transballkanike është plot me mjete, duke bllokuar edhe totalisht qarkullimin.

Kjo problematikë ndodh sa herë që temperaturat janë të larta, por ajo që nuk shohim ende është se çfarë do të ndodhë në muaj e verës ku fluksi i automjeteve është 10 herë më i lartë se sot.

Rrugët në Vlorë në vend që të zgjerohen po ngushtohen, ku pas Lungomare 1 edhe pjesa e dytë e saj po ngushtohet dhe tashmë do të kalohet vetëm me një korsi.

Nëse deri më tani drejtuesit e mjeteve janë ankuar për trafikun e Vlorës, në muajt e verës duhet të lenë makinat në shtëpi dhe të lëvizin vetëm në këmbë nëse duan të arrijnë në destinacion në kohë.