TEC i Vlorës kërkon sërish para për t’u vënë në punë, hapet tenderi për blerjen e pjesëve për panelet elektrike

TEC i Vlorës kërkon sërish para për t’u vënë në punë, hapet tenderi për blerjen e pjesëve për panelet elektrike

Termocentrali i Vlorës kërkon ende para. I ndërtuar 13 vite më parë, me një vlerë investimi 13 milionë Euro, TEC i Vlorës kërkon ende para për t’u vendosur në punë.

Me anë të një tenderi të hapur së fundmi TEC-i i Vlorës kërkon oferta për blerjen e pjesë ndërrimi për panelet elektrike.

Sipas të dhënave të tenderit, në total kërkon 16 ushqyes tensioni shine, kontrollues temperature, lëshuesa dhe bobina. Sipas dokumenteve të tenderit, afati i lëvrimit të produkteve të kërkuara do të jetë jo me vone se 3 dite pune duke filluar nga momenti i shpalljes së fituesit.

Ndonëse i projektuar me një kapacitet prej 97 megavat, me vënien në funksion prodhimi do të rritet në plotë 350 megavat, duke përmbushur kështu qëllimin fillestar.

Megjithatë, për njohës të fushës, vënies në punë të TEC-it të Vlorës duhet t’i paraprijë një studim për të kuptuar nëse ja vlen apo jo ndezja e tij, referuar këtu kostove dhe asaj që do të prodhojë.

Projekti për ndërtimin e TECI-it të Vlorës financua nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo e Investime. Vetëm për mirëmbajtjen e tij deri më tani janë shpenzuar mbi 16 milionë euro.