“Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë”, pak minuta shi dhe Vlora përmbytet sërish

“Të na lënë ndonjë gomone të kalojmë”, pak minuta shi dhe Vlora përmbytet sërish

Pas reshjeve të dendura të shiut këtë të mërkurë, disa prej zonave dhe segmenteve rrugore të qytetit të Vlorës janë momentalisht nën ujë.

Zonat që janë gjithmonë problematike si Albano dhe Romina, zona pranë Bibliotekës publike të Vlorës, zona e Skelës dhe pranë shkollës “Halim Xhelo” kanë prezencë të shtuar të ujit.

Banorët shprehet të shqetësuar për situatën dhe thonë se kjo vijon prej 20 vjetësh dhe zgjidhja nuk vjen asnjëherë pavarësisht se reshjet shkaktojnë gjithmonë përmbytje.

Ka nga ata banorë që edhe pse në një situatë të vështirë sërish duan ta kalojnë me humor dhe thirrjen e tyre drejt bashkisë e kanë me sarkazëm.

“Të lënë ndonjë gomone të kalojmë. Radhën e kaluar uji deri këtu u mbyllën bizneset. Pak shi, mbytet Vlora”, u shpreh një prej tyre.