Një akt vandalizmi është shënuar pasditen e sotme në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Sipas At Pandeli, përfaqësues i këtij objekti kulti, incidenti ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ishte duke mbyllur dyert dhe ka hasur në dy persona të dyshimtë. Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës, duke dëmtuar ikonat...