“S’ka ujë dhe kanalizime”, dëgjesat për buxhetin në bashkinë Vlorë kthehen në platforma ankesash

“S’ka ujë dhe kanalizime”, dëgjesat për buxhetin në bashkinë Vlorë kthehen në platforma ankesash
Dëgjesat për buxhetin, foto Bashkia Vlorë Facebook

Dëgjesat publike me Bashkinë Vlorë në shumë raste janë kthyer në show, por shpesh herë kanë qenë edhe fiktive. Banorët e bashkisë ankohen se nuk marrin informacion në kohë kur ka dëgjesa dhe zëri i tyre nuk arrin të shkojë tek autoritetet.

Edhe dëgjesat e mbajtura gjatë shtatorit për buxhetin e vitit 2025 dhe atë afatmesëm, nuk kanë shkuar si duhet. Kryetari i Bashkisë Vlorë, sipas banorëve të zonës, ka zgjedhur që të mos përballet me duket ia deleguar këtë detyrë nënkryetarit të bashkisë Klevi Kaso.

Pavarësisht mungesës së Dredhës, nwnkryetari Kaso u përball me lum akuzash dhe sulmesh nga qytetarët e Rajonit Nr.5 të qytetit. Qytetarët shprehën pakënaqësinë ndaj bashkisë për mos mbajtjen e premtimeve, qoftë edhe për investime krejtësisht të vogla si vendosja e katër shtyllave të ndriçimit.

Banorët kanë ngritur shqetësimin për disa problem si: mungesa e ndriçimit në zonë mungesa e ujit të pijshëm, gjelbërimit dhe sidomos kanalizimet e ujërave të zeza.