Mbrojtja e lumit Shushica është bërë pjesë e një dokumenti nga televizioni gjerman “Arte”. Lufta e banorëve të zonës dhe shoqërisë civile kundër marrjes së ujit të lumit për ta dërguar në Himarë, duket se është bërë një çështje ndërkombëtare.
Në dokumentarin më të fundit për Shqipërinë, Arta, teksa analizon situatën politike dhe të krimit në Shqipëri në një pjesë flet edhe për Shushicën.
Në dokumentarin investigativ, flet aktivistja e njohur Besjana Guri, e cila tregon ndikimet negative të këtij projekti në degën e Vjosës dhe për rezistencën e komunitetit lokal.
Prej muajsh banorët e fshatrave të lumit të Vlorës kanë zhvilluar disa protesta dhe kundërshtojnë devijimin e rrjedhës normale të lumit.
Pjesa për Shushicën nis pas minutës 44 në linkun më poshtë: