Shqetësimi i ngritur nga Gjurmon.al po merr zgjidhje, miratohet financimi për rehabilitimin e urës së Vodicës

Shqetësimi i ngritur nga Gjurmon.al po merr zgjidhje, miratohet financimi për rehabilitimin e urës së Vodicës

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjurmon.al ka raportuar për problemin mbi 30-vjeçar të urës në fshati Vodicë në Bashkinë Selenicë. Banorët e këtij fshati treguan se po ngeleshin të izoluar për shkak të amortizimit të urës.

Për shkak të problemeve të urës fshati po braktiset nga banorët, ku edhe pak njerëz po jetojnë aty. Problemi i ngritur nga Gjurmon.al, por edhe nga banorët më herët duket se po merr zgjidhje.

Në një postim në mediat sociale, deputeti Vullnet Sinaj dhe më pas kreu i Bashkisë Selenicë premtojnë se është miratuar financimi i rehablimitit të kësaj ure.

Me kënaqësi të veçantë, iu lajmëroj se ura e Vodicës, aq e domosdoshme për banorët e fshatit por jo vetëm, do të rikonstruktohet duke i dhënë fund një problemi të trashëguar prej kohësh”, shkruan Sinaj në mediat sociale.

Sipas tij financimi i këtij projekti do të jetë i përbashkët nga pushteti qendror dhe vendor, ku tashmë Këshilli i Ministrave miratoi fondin në vlerën totale 880 milionë lekë, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 300 milionë lekësh, do të jetë financim i bashkisë së Selenicës.

Siç pohojnë edhe vetë zyrtarët, Ura e Vodicës është shumë e dobishme për banorët, për lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës dhe për të nxjerrë prodhimet në treg.

Kjo urë, e ndërtuar në vitin 1976, është vepër e inxhinierit të nderuar Bilbil Gjika, autor i disa veprave infrastrukturore në zonën e Lumit të Vlorës.

Gjurmon.al do të ndjek hap pas hapi këtë projekt, nëse vërtetë ky premtim do të mbahet apo siç ka ndodhur edhe me projekte të tjera që kanë mbetur përgjysmë.

Vodica e braktisur nga banorët, rrezikon të mbetet edhe pa urë