Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Vlorë pritet të nis në vitin 2025. Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, pasi panë nga afër dëmet në xhaminë e Vlorë premtuan restaurimin e saj të plotë.
Sipas ministrit Gonxhja, në buxhetin e vitit 2025 do të ketë një zë të veçantë për restaurimin e Xhamisë së Plumbit.
“MEKI në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ka nisur përgatitjen e një projekti të plotë restaurimi që do të fillojë në vitin 2025, për të ruajtur dhe mbrojtukëtë trashëgimi unike.Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të mbrojtur pasuritë kulturore dhe për të garantuar që ato të kalojnë të pacënuara tek brezat e ardhshëm”, shkroi ministri në mediat sociale pas vizitës në xhami.
Projekti kërkon rreth një muaj dhe me pas me akordimim e fondeve pritet të nisë puna për ta kthyer xhaminë në një objekt jo vetëm për faljen e besimtarëve por edhe në një vend që të jetë i vizitueshëm nga të gjithë, duke ruajtur historinë dhe origjinalitetin e tij.
Xhamia është inspektuar edhe nga një grup ekspertësh nga Turqia ndërsa mendohet se rikonstruksioni do të zgjasë për një periudhë 1 apo 2-vjecare
Xhamia e plumbit është një objekt i rëndësishëm në Vlorë, i ndërtuar në vitet 1537-1542 ndërsa ka qenë edhe një nga vendet më të vizituara.