Reshjet e shiut në Vlorë, pezullohet lundrimi dhe nisin përmbytjet e rrugëve

Reshjet e shiut në Vlorë, pezullohet lundrimi dhe nisin përmbytjet e rrugëve

Vlora është zgjuar këtë të diel me reshje shiu të intensitetit mesatar, por problemet e para janë shkaktuar.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar prurje të shumta të ujërave në disa lagje, që siç ishte paralajmëruar nga autoritetet, do të kishte problematika dhe përmbytje.

Pavarësisht se reshjet e shiut ende nuk janë me intensitet të lartë, disa rrugë kanë prezencë të shtuar të ujit dhe në shumë godina banimi në Vlorë, në katet e tyre të para hyrja është bërë thuajse e pamundur.

Në orët në vijim e ka dhënë për më tepër shi, ku e vetmja masë që është marrë janë thasët e vendosur nga vetë banorët në hyrje të garazheve apo edhe banesave një kateshe.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin jug-jug-perëndim në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Për këtë shkak lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë./Gjurmon.al