Sot, reshjet e shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në disa zona të qytetit, duke ndikuar veçanërisht në bizneset dhe rrugët kryesore. Ky fenomen ka rikthyer shqetësimet e qytetarëve, pas përmbytjeve të ngjashme që ndodhen tri javë më parë.
Shiu ka sjellë grumbullim të madh uji, sidomos në qendër të qytetit dhe tek ura e Gajdarit. Edhe pse situata ishte parashikuar, Bashkia Sarandë nuk kishte bërë thirrje për kujdes ose nuk kishte ofruar informacion të mjaftueshëm për qytetarët lidhur me masat e marra për të përballuar situatën. As pas shiut bashkia nuk ka reaguar.
Qytetarët po ashtu bëjnë thirrje për më shumë informacione dhe për një menaxhim më të mirë të emergjencave nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Një video e publikuar nga Sarandaweb trego një qytetar që flet se si punimet e rrugës po përmbysin bizneset pas shiut që ra këtë të premte. Saranda është një qytet që shpeshherë ka raportuar probleme me përmbytjet.