Qarku i Vlorës mban rekordin e aparatamenteve bosh në pallate, 65% rezultojnë të pabanuar

Qarku i Vlorës mban rekordin e aparatamenteve bosh në pallate, 65% rezultojnë të pabanuar

Apartamentet bosh janë një prej probleme që u evidentuan nga raporti i fundit i Institutit të Statistikave, pas mbledhjes së të dhënave në të gjithë vendin me anë të Censit. Sipas të dhënave të Censit, në të gjithë vendin janë 40% e banesave janë bosh.

Ky problem duket se është më i theksuar në qarkun e Vlorës, pasi rezulton se rreth 64,6% e banesave në pallate ishin bosh në kohën kur u zhvilluar studimi.

Sipas INSTAT, në Vlorë kishte mbi 54,7 mijë apartamente në pallate, prej të cilave 35,3 mijë ishin bosh. Në qytetin bregdetar ka shumë apartamente që përdoren si shtëpi të dyta nga rezidentët në Shqipëri dhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Në nivele të larta është edhe Durrësi, ku sipas të dhënave në këtë qark kishte 58% të banesave në pallate bosh. Edhe Durrësi, njësoj si Vlora, disponon hyrje në pallate si banesa të dyta për qytetarët e tjerë të vendit dhe emigrantët.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda Eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.

Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit.