Në 22 Mars, teksa e gjithë bota kujtonte ditën ndërkombëtare të pyjeve, Bashkia Vlorë shoqëria civile dhe nxënës të shkollave u bënë bashkë në një nismë pastrimi në pyllin e Sodës.
Me anë të fotove dhe video të shpërndara nga ky aktivitet, Bashkia Vlorë njoftoi se pylli i Sodës ishte kryer në normalitet, pasi qese të tëra me plehra u mblodhën dhe u hoqën prej andej.
Kanë kaluar gati 3 muaj që nga ky aksion pastrimi, ku pylli i Sodës duket se është ende i ndotur. Gjurmon.al vizitoi pyllin e sodës fundjavën që lamë pas dhe situata ishte katastrofike.
Mbetje të ndryshme, duke nisur nga gomat e makinave e deri te shishet e birrave dhe kanaçët e pijeve freskuese, kishin ndotur zona të ndryshme në këtë pyll.
Kjo zonë ka një rëndësi të madhe për qytetin bregdetar pasi, njihet ndryshe dhe si mushkëria e qytetit, duket se është kthyer në një fushë mbetjesh.
Siç shihet nga pamjet, që janë tepër shqetësuese, turistët që vizotojnë këtë zonë qoftë për plazh apo për piknik gjithë mbetjet që krijojnë i lënë në ven duke mos u kujdesur për natyrën.
Nga ana tjetër edhe autoritetet nuk kujdesen çdo ditë për këtë zonën të qytetit, që është një ndër më të bukura, por kujtohen vetëm njëherë në vit për aksione pastrimi që në fund nuk sjellin rezultatet e pritshme.