Projekti i shumëpritur “Dua të luaj në Vlorë”, i cili kishte për qëllim ndërtimin e një kompleksi sportiv që do të shërbente për zhvillimin e aktiviteteve fizike dhe sportive për fëmijët e qytetit bregdetar, duket se ka ngelur në vend. Pas disa muajve të punimeve, situata aktuale tregon se progresi i ndërtimit ka mbetur në një fazë të bllokuar, me punimet që vazhdojnë të jenë në vendnumëro.
Për më tepër, vonesat kanë shkaktuar pyetje për shkakun e ngecjes.
Ky projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare dhe me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit ka një vlerë prej afro 85 milionë lekësh të reja pa TVSH. Afati i realizimit të punimeve është 8 muaj.
Punimet nisën në mesin e shkurtit të këtij viti por teksa jemi në mes të muajit maj, punimet duhet të kishin avancuar.
https://www.facebook.com/61566311236926/videos/1053150983375476