Kjo pamje po shihet shpesh javët e fundit në Vlorë. Problemet e shumta me furnizimin e ujit dhe mungesa e ujit të pijshëm në banesat e tyre, por detyron qytetarët të mbushin bidona me ujë në zonën e njohur si “Rrapi” pranë “Ujit të ftohtë”.
Këto skena janë parë në Vlorë vite më parë, por teksa të gjithë kishin menduar se tashmë problemi i ujit u zgjidh, këtë fillim sezoni po hasen vështirësi të shumta.
Prej ditësh banorët e Vlorës ankohen se nuk furnizohen sa duhen, kjo e shkaktuar nga punimet në ujësjellës. Bashkia Vlorë ka premtuar se problematika do të marrë zgjidhje shpejt, por ende nuk është përmbushur ky zotim i tyre.