Primaret, demokratët e Vlorës kërkojnë të përfaqësohen në Kuvend nga Ina Zhupa

Primaret, demokratët e Vlorës kërkojnë të përfaqësohen në Kuvend nga Ina Zhupa

Procesi i Primareve ka ulur siparin në qarkun e Vlorës. Pas fushatës dhe procesit të votimit mes 13 kandidatëve, tashmë kanë dalë dhe rezultatet. Ina Zhupa deputetja e cila përfaqëson zonat Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol ka marrë më shumë vota.

Deputetja Zhupa e cila ka denoncuar koncesionin e Butrintit dhe ka ngritur zërin për  trashëgiminë kulturore ka fituar besimin e anëtarësisë së qarkut, duke u renditur e para.  Totali votave në rang qarku është 2584, ku Zhupa ka arritur të fitojë 765 të tilla.

Votat në qarkun Vlorë

1- Ina Zhupa 765 vota

2- Atird Hoxha 488 vota

3- Manjola Nikollo 402 vota

4- Alta Haluci 188 vota

5- Dashamir Tahiri 133 vota

6- Nada Daullja 130 vota

7- Afroviti Dhimojani 110 vota

8- Nikola Kedhi 103 vota

9- Mario Runa 70 vota

10- Skerdjan Dhuli 47 vota

11- Piro Ahmetaj 46 vota

12- Liljana Emazi 39 vota

13- Vladimir Rizvani 8 vota

Ndërkohë në qarkun e Vlorës 55 vota të kanë rezultuar të pavlefshme. Ky rezultat tregon se demokratët e Vlorës kërkojnë të përfaqësohen në Kuvend nga Ina Zhupa.

Tashmë është në dorë të Kryesisë së Partisë Demokratike për të vendosur se cilët kandidatë do të jenë në listë për të përfaqësuar qytetarët për 4 vitet e ardhshme.