Pisha e zezë në Llogara po dëmtohet nga insekti i quajtur procesionaria, e cila edhe vitet e shkuara ka prekur këto pemë duke sjell dëme masive.
Agjencia e Zonave të Mbrojtura prej ditësh ka njoftuar se po monitoron situatën duke thënë se duhet vigjilencë, por ende nuk jemi në fazën kritike.
Ekspertët thonë se procesonaria e pishës prek gjithmonë pishën e zezë lartësia e të cilës varion 900 deri në 1200 metra.
Por a mund të ndërhyhet për të luftuar këtë insekt për të minimizuar dëmet? Ekspertët thonë se është ende në kohë, por procesionarja është ende në fazën e larvës dhe mund të luftohet.
Deri më tani, duket se situata është në kontroll pasi ky insekt i rrezikshëm nuk ka dëmtuar grumbullin e parkut kombëtar. Veç monitorimit për momentin nuk ka ndërhyrje konkrete për shkak se dëmi ende nuk është masiv.
Nuk është hera e parë që pishat e Llogorasë preken nga ky insekt, ndërsa mbetet për tu parë se si do të jetë menaxhimi i situatës në vijim dhe nëse infektimi do të përhapet në masë apo do të mbetet thjeshtë i lokalizuar.