Policia e Vlorës gjen fajtorin, procedon një 52-vjeçar për zjarrin në vendgrumbullimin e mbetjeve

Policia e Vlorës gjen fajtorin, procedon një 52-vjeçar për zjarrin në vendgrumbullimin e mbetjeve

Policia e Vlorës ka proceduar një 52-vjeçar për zjarrin e vendosur në vendgrumbullim e mbetjeve. Në një njoftim për mediat të shpërndarë këtë të hënë, blutë e Vlorës bëjnë me dije se 52-vjeçari i proceduar është me inicialet P.M.

Policia sqaron më tej se ai dyshohet se ka ndezur zjarr në një vendgrumbullim për mbetjet dhe si pasojë është një sipërfaqe e vogël toke.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një vendgrumbullim për mbetjet. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e vogël toke”, sqarohet në njoftim.

Policia e qytetit bregdetar nuk sqaron nëse ky procedim lidhet me zjarret e ditëve të fundit në fushën e mbetjeve urbane apo për zjarr në sipërfaqe tjetër.