Përmbyllet procesi zgjedhor në qarkun Vlorë, materialet zgjedhore nisen drejt KQZ

Përmbyllet procesi zgjedhor në qarkun Vlorë, materialet zgjedhore nisen drejt KQZ

Procesi zgjedhor është përmbyllur në qarkun e Vlorës, ku janë numëruar të gjitha votat si për subjektet politike dhe për kandidatët.

Pas përfundimit të të gjithë procesit zgjedhor në qarkun e Vlorës, këtë të shtunë, të gjitha materialet zgjedhore janë larguar nga qyteti, duke u nisur drejt Tiranës ku do merren në dorqëzim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Qarku Vlorë ka 4 KZAZ, ku çdo material zgjedhor është ruajtur dhe tashmë do vefirikohen edhe nga KQZ.

Duke qenë se janë materiale të rëndësisë së veçantë,  janë transportuar nën masa të rrepta sigurie duke u mbikqyrur gjatë gjithë kohës me efektivë të policisë dhe ushtrisë.

Së bashku me materialet zgjedhore kanë shkuar edhe kryetarët dhe sekretarët e çdo KZAZ, për shkak se kanë qënë personat që kanë kryer procesverbalët dhe ata të cilët kanë patur përgjegjësinë e dorëzimit të materialeve në mënyrë korrekte edhe të saktë.