Landfilli i Sherishtës që pritet të jetë pronë e Bashkisë Vlorë dhe do të grumbullohen të gjitha mbetjet e kësaj bashkie dhe jo vetëm, nuk është ende gati. Një datë të saktë se kur mund të merret në dorëzim nga bashkia, nuk e ka as titullari i këtij institucioni.
Mungesa e një landfilli zyrtar nuk është shqetësim për banorët e fshatit Sherishtë, por edhe të zonave të tjera. Kjo pasi mbetjet tashmë kanë nisur t’i hedhin në anë të rrugës Vlorë-Qeparo.
Siç mund të shihet edhe nga pamjet, banorët nuk janë kyrsyer me hedhjen e mbetjeve në atë në rrugës duke krijuar grumbuj të mëdhenj me to.
Që nga orenditë shtëpiake, tek mbetje inerte, lëkura e libra gjysmë të djegur, kjo është panorama që ofrohet përgjatë rrugës Vlorë-Qeparo ende pa hyrë në fshatin Sherishtë.
Me mijëra janë banorët që përshkojnë këtë segment rrugor, ndoshta mes tyre janë edhe zyrtarë të bashkisë, por askush nuk është kujdesur për të pastruar këtë zonë, ku disa ditës plehrat po shtohen.