Në Vlorë plehrat vijojnë të mos pastrohen

Në Vlorë plehrat vijojnë të mos pastrohen

Problemi i plehrave në Vlorë prej kohësh është një ndër shqetësimet kryesore të banorëve. Të shumta kanë qenë denoncimet e mbërritura në adresën e Gjurmon.al, e po ashtu plotë tjera kemi raportuar nga vëzhgimi në terren.

Në çdo rrugicë të Vlorës situata është e njëjtë, kosha të tejmbushur, plehra të papastruara prej ditësh të tëra.

Kjo situatë është e njëjtë si afër qendrës dhe në periferi. Këto foto janë shkrepur në afërsi të Lungomares, aty ku turistët e parë kanë nisur të vijojnë, por kjo është panorama që shohin teksa përpiqen që në rrugicat e ngushta të qytetit të Vlorës.

Por këto kosha nuk janë të vetmit në këtë gjendje, kjo është situata e përgjithshme në Vlorë që kërkon zgjidhje të menjëhershme me sezonin turistik në prag.