Në kulm të sezonit veror, fadromat e IKMT kanë zbarkuar sërish në Radhimë. Në plan të IKMT ishte shembja e një objekti që shërben si hotel, restorant dhe beach bar.
Rosela Toska, administratore e subjektit, thotë se ka marrë të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirës publike si plazh, por edhe dhomave të turistëve.
Toska për mediat u shpreh se ka paguar edhe taksat vjetore, por sërish po i kërkojnë ta shembin. Kjo sipas saj bëhet në kundërshtim me lejet që kanë dhënë më parë.
Sipas administratores së biznesit, objekti po shembet me pretendimin se është pjesë e projektit Lungomare, por ajo thotë se kanë biseduar edhe me firmën, inxhinierin që zbaton punimet dhe ai i thotë se aty, në atë zonë, kanë përfunduar punimet.
Shembje në kulm të sezonit
Punonjësit e IKMT shkuan herët në mëngjes, teksa turistët ende nuk kishin të dalë të gjithë nga dhomat. Sipas administratores së biznesit turistët janë larguar të tmerruar dhe shton se i kanë strehuar në hotele të tjera.
“Është shkatërruar sezonit totalisht”, pohon Toska, e cila kërkon që të lejohet të punojë edhe këtë sezon e më pas mund të veprojë IKMT nëse biznesi i saj është në shkelje.
Shembje jo vetëm në Radhimë
IKMT disa ditë më parë zbarkoi në Jug të vendit në Jalë dhe Radhimë, por pas shembjes të disa godinave u tërhoqën nga kjo zonë duke pohuar se do vijojnë aksionin pas sezonit turistikë.