“Na hodhën në rrugë”, pa rroga që prej muajit Dhjetor, më shumë se 150 punonjës të fasonerisë në Vlorë ngrihen në protestë

“Na hodhën në rrugë”, pa rroga që prej muajit Dhjetor, më shumë se 150 punonjës të fasonerisë në Vlorë ngrihen në protestë

Të paktën 150 punonjës të një fasonerie Vlorë kanë nisur një protestë, për shkak se nuk kanë marrë pagat e dy muajve të fundit.

Punonjësit janë shprehur se kanë prej muajit dhjetor që nuk janë paguar dhe nuk kanë marrë një përgjigje të saktë se kur do të kalojnë në llogaritë e tyre personale pagesat për punën e kryer.

Në këto kushte punonjësit këtë të enjte janë grumbulluar përpara ambienteve të fasonerisë, duke pezulluar punën. Jo vetëm tubim, por i janë drejtuar edhe Zyrës së Punës, ku deklarojnë që edhe nga ky institucion nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Punonjësit janë shprehur se protesta do të vijojë pa afat, deri në marrjen e plotë të pagave që u takojnë.

‘Simak shoes’ është fasoneria e përfaqësuar nga pronarë italianë dhe shqiptarë, e cila prej dhjetorit nuk i ofron asnjë zgjidhje punonjësve të tyre, duke i lënë në mëshirë të fatit.