Reshjet e shiut prej muajsh tashmë po shkaktojnë probleme të shumta në Vlorë. Viktimtë e reshjeve është edhe rruga që lidh Vlorën me Zvërnecit, e cila çdo herë është totalisht nën ujë.
Sipas banorëve kjo situatë vjen për shkak se mungojnë kanalet kulluese dhe rruga për shumë orë me radhë qëndron e bllokuar.
Megjithëse bizneset funksionale përgjatë dimrit në plazhin e vjetër dhe në Zvërnec janë të pakta, edhe ato pak kanë ulur qepenat për shkak se shumë klientë kthehen nga rruga duke refuzuar të kalojnë mes segmentit rrugor të përmbytur.
Në zona si rrjedhojë e mungesës së kanaleve kulluese, ka patur përqindje të lartë të ujit të shiut edhe në vendet që përdoren si parkingje. Madje sipas informacioneve uji i shiut ka mbërritur edhe në brendësi të subjekteve private të cilat janë nën nivel me rrugën.