Me debate të shumta është shoqëruar mbledhja e këtij muaji në Këshillin Bashkiak Sarandë. Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar shpjegime për parkimet në qytetet që janë bërë problem, pasi shumë prej tyre rezultojnë të zënë nga mjete të vjetra, si automjete dhe motorë.
Këshilltarët bashkiak kërkuan nga Bashkia Sarandë gjatë kësaj mbledhje, që të merren masa për të menaxhuar situatën e parkimeve, pasi siç thanë ata shumë zona janë mbushur me vija të verdha me mjete të braktisura.
Sipas të zgjedhurve të qytetarëve që i përfaqësojnë në parlamentin e qytetit, shqetësimi është i vetë qytetarëve të cilët prej kohësh janë ankuare për mungesën e hapësirave për parkimet.
Ata kërkuan që Bashkia e Sarandës të ndërhyjë me një plan të qartë për organizimin e parkimeve, duke përfshirë vendosjen e sinjalistikës së duhur, por edhe të krijojë vende të reja parkimi.