Miratohet mes debateve buxheti i bashkisë Vlorë për 2025, mazhoranca nuk pranon asnjë propozim të opozitës

Miratohet mes debateve buxheti i bashkisë Vlorë për 2025, mazhoranca nuk pranon asnjë propozim të opozitës

Pas një mbledhje disa orëshe, Këshilli Bashkiak Vlorë miratoi buxhetin për vitin 2025 vetëm me votat e mazhorancës. Këshilltarët e opozitës votuan kundër, pasi komentet dhe amendamentet e tyre nuk u morën në konsideratë.

Një nga diskutimet kyçe lidhet me investimet, që janë gati 20% e buxhetit, dhe nuk reflektojnë nevojat prioritare të banoreve, si hapësira parkingu, apo dhe terminale funksionale për transportin publik. Sipas opozitës vlerat e investimeve të caktuara si kopshti 1 Maji janë tejet të fryra në raport me vlerën e tregut.

Këshilltari Besmir Brahimi, Kryetari i Komisionit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave nënvizoi faktin që ky buxhet nuk ka asnjë zë për zhvillimin e bujqësisë, teksa retorika e pushtetit lokal e nxjerr bujqësinë si fushe prioritare.

Sipas tij mungon tërësisht fokusi për zhvillimin e peshkimit. Buxheti është zero dhe për veterinarinë. Menaxhimi i pyjeve ndalet vetëm ne parashikim të menaxhimit teë zjarreve, ndërkohë nuk ka asnjë parashikim për ndërhyrje parandaluese. Për më tepër nuk parashikohet si do menaxhohen më mirë këto pyje si rasti i Pyllit të Sodës që mbetet i kontaminuar në nivele ekstreme dhe të rrezikshme për shëndetin e të gjithëve.

Gjatë mbledhjes, Brahimi ai solli në vëmendje rastin e përmbytjes së Vlorës, ku ishte e qarte që nuk ishte bërë puna për pastrimin e kanaleve kulluese. Ky buxhet nuk solli asnjë reflektim për përmirësim në këtë drejtim, madje parashikim i për pastrim sistemim të kanaleve ka ardhur i shkruar copy-paste si vitin e shkuar.

Edhe vëzhgimi i Gjurmon në kanalet kulluese, konfirmon faktin se është bërë pak për të parandaluar përmbytjet në ta ardhmen.

Nga ana tjetër, kjo administratë, nuk ka në fokus as problemin e madh te ujërave të zeza që derdhen në det, pasi nuk parashikohet asnjë investim në 2025.

“Ky buxhet tregon mungesë vizioni real për përmbushjen e nevojave reale të komunitetit të të gjithë bashkisë, dhe veçanërisht është shume larg nevojave të Vlorës Turistike”, theksoi kryetari i Komisionit të Bujqësisë në Këshillin Bashkiak Vlorë. .