“Infrastruktura në qytetin e Vlorës lë shumë për të dëshiruar”- këtë deklaratë e dëgjon shpesh në qytetin e Vlorës, ku banorët ankohen për gropat në rrugë dhe mungesën e trotuareve.
Gjurmon.al ka raportuar disa herë për problemet e rrugëve në qytetin e Vlorës, jo vetëm në qendër por edhe në periferi.
Rruga “Musa Jonuzi” është një prej segmenteve ku problematikat janë të shumta. Në këtë rrugë në periferi të qytetit, gropat janë më mëdha se makinat dhe plehrat kanë mbuluar anët e rrugës, ku duhej të ishin trotuarët.
Gjurmon.al përshkoi këtë segment pak ditë pasi në qytet kishte rënë shi dhe duket qartë që balta ka mbuluar gjithë rrugën.
Plehrat po ashtu vetëm shtohen, ku duhet se të gjithë banorët me ndihmën e bashkisë që nuk i pastron po krijojnë në fushë të re mbetjesh, vetëm disa qindra metra larg fushës zyrtare të grumbullimit të mbetjeve.