Një projekt i madh ndërtimi do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Krorëzës, një prej perlat e bregdetit shqiptar, i cili përfshin ndërtimin e mijëra vilave dhe apartamenteve.
Sic raporton Kapitali.al, një studio arkitekturore nga Firence, e quajtur Luca Dini, ka zbardhur projektin e resortit turistik që do të ndërtohet në këtë gji nga shoqëria Invest Society e Dajlan Avdias.
Gjiri i Krorëzës, një vend i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe ujërat e pastërta, po përballet me një ndryshim të thellë të peizazhit dhe identitetit të tij. Plani përfshin ndërtimin e një kompleksi të madh vilash dhe apartamentesh, të cilat pritet të shndërrojnë këtë zonë të qetë dhe të virgjër në një tipologji tjetër.
Leja për zhvillimin e këtij projekti është miratuar në mbledhjen e datës 20 nëntor 2024 në KKTU.
Kujtojmë se në korrik të 2024, KKTU miratoi lejen për një tjetër projekt masiv në Jug, për llogari të Avdiajt. Këtë herë bëhej fjalë për zonën e Lëkurësit.
Ndërtime të kësaj natyre ngrenë shqetësime serioze për betonizimin e bregdetit shqiptar dhe favorizim.