Mbyllet tuneli i Llogarasë, mjetet do të përshkojnë sërish “rrugën e vdekjes”

Mbyllet tuneli i Llogarasë, mjetet do të përshkojnë sërish “rrugën e vdekjes”

Prej datës 5 nëntor, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më i hapur për mjetet që duan të shkojnë nga Vlora drejt jugut dhe anasjelltas.

Pas lehtësimit të qarkullimit gjatë verës, tashmë me ardhjen e dimrit, të gjithë ata që duan të shkojnë drejt jugut do të duhet të kalojnë nga qafa e Llogarasë ose siç quhet prej shoferëve “rruga e vdekjes”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se tashmë të gjithë duhet të kalojnë nga rruga e vjetër, ku sa herë që bie dëborë, bllokohet ose është burim rreziku për këdo që kalon.

🛣️Pas përfundimit të sezonit veror🏖️ku hapja e Tunelit të Llogarasë lehtësoi qarkullimin e mjeteve🚘si dhe shkurtoi kohën e udhëtimitashtu siç ishte bërë me dije që në fillim, ju njoftojmë se:

️Tuneli i Llogarasë, duke filluar që nga data 05.11.2024, do të jetë i mbyllur🛑me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti📈”, njofton ARRSH.

Tuneli i Llogarasë pritet të rihapet sërish verën e vitit 2025, nëse përfundojnë të gjitha punimet sipas afateve të parashikuara.