Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen në të gjithë vendin, ku edhe në qarkun e Vlorës janë marrë në dorëzim nga komisionerët.
Kutitë e votimit, së bashku me fletët dhe materialet e tjera kanë nisur që të shpërndahen në qendrat ku qytetarët do të munden të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur deputetët dhe kreun e ri të qeverisë.
Bashkë me materialet zgjedhore në Vlorë kanë shkuar edhe përfaqësues të OSBE-ODIHR që do të monitorojnë nga afër dhe procesin.
Mësohet se janë 5 grupe të krijuara me përfaqësues të OSBE-ODIHR që po vëzhgojnë KZAZ-të dhe qendrat e votimit.
Vëzhguesit e OSBE nuk do të qëndrojnë vetëm në qytetin e Vlorës, por mësohet se gjatë ditës së nesërme do të vëzhgojnë proceset edhe në bashkitë Himarë dhe Selenicë, si dhe në bashkitë e tjerë në rang qarku.