Shirat e vjeshtës e kanë përmbytur dy herë qytetin e Vlorës, ku në fillim të tetorit situata ishte apokaliptike.
Pavarësisht përmbytjeve të vazhdueshme dhe paralajmërimeve se situata të ngjashme mund të kemi dhe në javët në vijim, duket se Bashkia Vlorë nuk është aspak e shqetësuar.
Siç e ka dokumentuar më herët Gjurmon.al, kanalet kulluese në Vlorë janë ende pa u pastruar, por duket se dhe pusetat kanë të njëjtin fat.
Kjo foto është shkrepur këtë të shtunë në hyrje të Vlorës, aty ku situata ishte shumë e rënduar gjatë përmbytjeve.
Bashkia Vlorë si masë kryesore kundër përmbytjeve të radhës ka hapjen e kapakëve të pusetave.