Masakra mjedisore në Parkun Kombëtar të Butrintit: Plastika dhe kimikatet rrezikuan ekosistemin

Masakra mjedisore në Parkun Kombëtar të Butrintit: Plastika dhe kimikatet rrezikuan ekosistemin

Në Parkun Kombëtar të Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara natyrore të Shqipërisë, përballë liqenit të Butrinit dhe atij të Bufit, është ndeshur një situatë alarmante mjedisore. Ky monument natyre, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe që shtrihet në një sipërfaqe prej 10 mijë hektarësh, u përfshi nga ndotja masive e shkaktuar nga mbeturinat plastike dhe pesticidet e rrezikshme.

Emisioni “STOP” raportoi se në kallamishte dhe në ujërat e liqeneve janë gjetur dhjetëra mbetje plastike, ndërsa një produkt plastik, i prodhuar në vitin 2023 dhe me afat skadence deri në vitin 2026, u identifikua mes mbeturinave. Ky produkt, i përdorur nga fermerët për luftimin e insekteve në agrume, është ndaluar nga Bashkimi Europian që prej vitit 2019, për shkak të rreziqeve që paraqet për mjedisin dhe shëndetin.

Pas denoncimit të situatës, u njoftua policia, e cila bashkë me një grup ekspertësh nga Policia Shkencore mbërritën në terren për të kryer analizat dhe hetimet e nevojshme. Ndërkohë, Drejtoria e Bujqësisë e Bashkisë Konispol, pas njoftimit, ndërhyri për të pastruar dhe dezinfektuar zonën.

Gjurmon.al shkoi për të parë nga afër gjendjen, dhe pavarësisht ndërhyrjes së kryer nga autoritetet, pamja e ofruar nga kjo pasuri kombëtare kërkon zgjidhje më të qëndrueshme për të mbrojtur mjedisin dhe pasurinë natyrore të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Ja si është situata një javë pas pastrimit të zonës: