Kryetari i opozitës premton: Rama nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës! Do marrë fund ndotja e qytetit nga tymi helmues

Kryetari i opozitës premton: Rama nuk do guxojë të marrë ujin e fshatrave të Lumit të Vlorës! Do marrë fund ndotja e qytetit nga tymi helmues

Kryetari i opozitës dhe kandidati për kryeministër, Sali Berisha, ka premtuar gjatë një mitingu në qytetin e Vlorës se uji i lumit Shushica nuk do të futet në tuba për t’u bërë burim për ujësjellësin e ri të Himarës.

Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë. Kurrë nuk do merret uji i tyre”, pohoi Berisha në takimin e mbajtur në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë.

Një paralajmërim pati për kreun aktual të qeverisë, Edi Ramën, të cili i tha se nuk do e lejojë që të marrë as edhe 1 litër uji nga lumi i Vlorës, ujë për të cilin prej muajsh banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës po protestojnë.

Do të dërgosh ujë ti në Dhërmi, ja ku i ke, derdhen në det mijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji. Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen. Merr fund kjo!”, shtoi Berisha.

Në fjalën e tij preku edhe një nga plagët më të mëdha të qytetit të Vlorës, ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve urbane.

12 vite, çdo verë dhe pranverë e mbulojnë Vlorën me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës. Mafia e plehrave me në krye Edi Ramën shtriu tentakulat e tij në Vlorë. Miqtë e mi, kjo situatë merr fund”, ishte ky premtimi i tij, duke shtuar se do punohet për vënien në punë edhe të impinatit të trajtimit të ujërave të zeza.