Konfliktet mes adoleshentëve si brenda ambienteve të shkollave por edhe jashtë tyre janë një prej shqetësimeve kryesore të javëve të fundit.
Ende pa u zbardhur disa konflikte mes të rinjve, ku kanë pasur edhe pasija fatale, një tjetër sherr është regjistruar në qytetin e Sarandës.
Policia e këtij qyteti bën me dije se dy të rinj të moshës 13-vjeçare janë përleshur me njëri-tjetrit, por fatmirësisht nuk kanë përdorur armë të ftohta.
“Komisariati i Policisë Sarandë kreu veprime procedurale dhe referoi materiale në Prokurori për një shtetas të mitur, 13 vjeç, i cili gjatë një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, e ka qëlluar këtë të fundit me grusht”, njoftoi policia e Sarandës.
Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Sarandës i kanë referuar materialet Prokurorisë për veprime të mëtejshme.